Atlas Development

Hidrocentrale dhe projekte të vështira

Me përvojë të gjerë në ndërtimin e hidrocentraleve (HEC) dhe infrastrukturës në zona të vështira gjeoteknike, Atlas Development ka realizuar punime komplekse që kërkojnë precizion dhe menaxhim të avancuar teknik.

Projektet përfshijnë gjeoteknikë, devijim prurjesh ujore, stabilizim terreni, ndërtim kanalesh derivacioni dhe rrugësh aksesi në kushte të vështira natyrore.

Kjo eksperiencë na pozicionon si një nga kontraktorët më të aftë në Shqipëri për punime të specializuara në terren të thyer dhe me kërkesa të larta sigurie.

Projekte të tjera

Nga koncepti te dorëzimi, Atlas Development realizon ndërtime që transformojnë mënyrën si jetojmë dhe punojmë. Me partnerë strategjikë, teknologji moderne dhe ekip me eksperiencë, ne zhvillojmë komplekse banimi, godina biznesi dhe investime urbane që i rezistojnë kohës.