Atlas Development

Atlas Tower

Atlas Tower është simboli i një epoke të re urbane në Tiranë; një kompleks rezidencial 33 katësh, me një arkitekturë moderne dhe elegante e thurur nga arkitektja jonë Sofia Albrigo. Kjo kullë ofron apartamente premium, ambiente biznesi dhe hapësira të përbashkëta që rikrijojnë përvojën e jetesës urbane bashkëkohore. Atlas Tower është më shumë se një ndërtesë, është një destinacion i ri për të jetuar, punuar dhe investuar.

Projekte të tjera

Nga koncepti te dorëzimi, Atlas Development realizon ndërtime që transformojnë mënyrën si jetojmë dhe punojmë. Me partnerë strategjikë, teknologji moderne dhe ekip me eksperiencë, ne zhvillojmë komplekse banimi, godina biznesi dhe investime urbane që i rezistojnë kohës.