Atlas Tower është projekti që përfaqëson më së miri rrënjët e Atlas Development. Një ndërtesë ikonike 33 katëshe në zemër të Tiranës, ku bashkohen eleganca arkitekturore, inxhinieria e avancuar dhe ndërtimi pa kompromis.
Përmes këtij projekti, tregojmë se çfarë do të thotë të ndërtojmë me vizion dhe përgjegjësi. Çdo detaj i saj reflekton standardet me të cilat punojmë çdo ditë, nga planifikimi teknik deri te përvoja e jetesës që ofrojmë për njerëzit.
Përmes Atlas Tower, ne prezantojmë jo vetëm një projekt, por një filozofi ndërtimi: të ndërtojmë të ardhmen së bashku.
Me projekte që shtrihen në të gjithë Shqipërinë, Atlas Development po krijon standarde të reja në inxhinieri, ndërtim dhe menaxhim projektesh. Nga hidrocentralet dhe magazinat industriale, te kullat urbane për zyra dhe banim, ne ndërtojmë në mënyrë të qëndrueshme.
Atlas Development bazohet mbi tri shtylla kryesore:
Planifikim kritik dhe organizim furnizimesh për dorëzim “fast-track”.
Beton i ekspozuar, kontroll i tolerancave, QA/QC i dokumentuar.
eksperiencë në HEC-e, terrene të vështira, integrim MEP & fit-out premium.
Të ndërtojmë me përgjegjësi dhe vizion, duke kthyer çdo projekt në një vlerë të qëndrueshme për klientët, partnerët dhe komunitetin.
Të jemi kontraktori shqiptar me standard ndërkombëtar, që garanton profesionalizëm, siguri dhe inovacion në çdo projekt.
Atlas Development është pjesë e grupit Atlas Corporation, që operon në sektorët kryesorë të ekonomisë shqiptare: ushqim, energji, bujqësi dhe zhvillim.
Falë sinergjisë brenda grupit, ne përfitojmë ekspertizë ndërdisiplinare, kapacitete financiare të forta dhe standarde të përbashkëta të qeverisjes korporative, që garantojnë siguri dhe besueshmëri në çdo projekt.